Çfarë është akullorja
Akullorja është një përzierje e cila kalon nga një gjendje likuide në një gjendje gjysem likuide. Termi definitiv i akullores është përcaktuar në 7 shtator 1979. Akullorja është një përgatitje ushqimore e cila çohet në gjendje të fortë dhe të butë nëpërmjet një proçesi ngrirje, e cila kërkon lëndë të para për prodhime që më pas destinohet për konsum në atë gjendje.
Akullorja industriale: eshte nje produkte qe prodhohet ne makineri te ndryshme nga ajo artizanale. Kjo lloj akullorie nuk përbëhet nga materiale te freskëta, duke filluar nga qumështi që është një ndër produktet kryesore në prodhimin e saj,por ka një përbërje të lartë ajri dhe një numër përbërësish të tjerë me kosto të ulëta, por që rrisin jetëgjatësinë e saj maksimumi deri në një vit. Kjo bën që kjo akullore në strukturën e saj të jetë me e fortë se akulloria artizanale.
Akulloria artizanale: është një produkt i prodhuar në mënyrë artizanale duke përdorur lëndë të parë të freskët dhe makineri te ndryshme nga ajo industriale. Pikërisht përdorimi i lëndëve të para të freskëta bën që kjo lloj akullore të ketë një jetëgjatësi të vogël, maksimumi 2 dite përndryshe kthehet në një formë akullore industriale. Përbërja e ajrit ne të është shumë herë më e ulët (35-40%). Kjo që bën që ajo të jetë me e butë në strukturë.