Pajisjet për përgatitjen e akullores
Makinat dhe pajisjet e prodhimit të akullores artizanale janë të ndryshmet të cilat kanë evoluar dhe përmisuar me kalimin e viteve.
Makina e akullores Vertikale: janë makinat e para që janë përdorur për prodhimin e akullores.. Kjo makinë me kalimin e viteve filloi të zëvendësohej me makina të tjera pasi kishte vështirësi në përdorim, sidomos në nxjerrjen e akullorës nga makina.
Makina a akullores Horizontale: Janë makinat që përdoren në masë aktualisht. Ato kanë një cilindër të montuar në qendër të saj brenda së cilës vendosen disa fletë metalike të mprehta (zakonisht 3). Këto lloj makinash duke përdorur një sistem ftohës të instaluar brenda saj dhe falë shpejtësisë së lëvizjes së fletëve arrijnë të prodhojnë një vasketë akullore në më pak se 10 min.
Përsa i përket makinave të akullores duhet të kemi shumë kujdes pasi ato ndikojnë në cilësinë e saj. Spatulat (fletët metalike) janë kryesore dhe duhet të vihen re me shumë kujdes pasi konsumimi i tyre bën një akullore jo aq të mirë që dëshirojme. Përsa i përket makinës Vertikale ajo arrin të nxjerrë një produkt me 25% volum ka më pak ajër dhe më të shijëshme, por në përdorimin e saj duhet të jemi të kujdesshëm sepse mundësia e gabimeve është shumë e lartë. Ndërsa makina Horizontale prodhon një produkt me 25-30% volum me më shumë ajër, por një akullore me probleme në strukturën e saj. Ajo kërkon një kohë më të shkurtër për të pregatitur akulloren se makina e parë dhe zvogëlon shumë gabimet që mund të bëhen në recetën e akullores.
Pasterizatori: është një pajisje tjetër që përdoret për të lidhur më mirë përbërësit e mishelës dhe për të luftuar bakteriet në to. Ajo e realizon këtë nëpërmjet një procesi nxjehje dhe ftohje brenda një periudhe të shkurtër. Mishela hidhet në pasterizator në temperaturë ambjenti dhe cohet deri në temperaturën 85 °C nga kjo pajisje. Mëpas mishela ftohet deri në temperaturën 4 C. Mepas mishela lihet te pushoje maksimumi per 24 ore ne temperature ambjenti ne pasterizator. Pasterizimi ben të mundur të kemi një akullore më të mirë në strukturë dhe rrit jetëgjatësinë e saj.
Abatitori: është një pajisje që përdoret për të mbajtur një strukturë qëndrueshme dhe një akullore kremoze. Akulloria del nga makina në temp. 7-9C dhe ka akoma molekula uji të pa ngrira (kristalizuara) dhe pastaj futet në vitrinë në temp. 14-16°C. Periudha e kalimit nga makineria në vitrinë është shumë e rëndësishme sepse ne momentin që akulloria del nga makina 60% e ujit akoma nuk është e ngrirë. Kështu që duke e vendusur akulloren direkt ne vitrinë bulëzat e ujit do të bashkohen dhe do te rrisin përmasat e tyre duke krijuar copëza akulli. Atëherë do të ishte shumë e nevojshme që produkti të vendosej në abatitor fillimisht për rreth 10 min për të arritur temperaturën e vitrinës. Abatitori në këtë mënyrë mikrokristalizon ujin, ruan formën dhe volumin e akullores. Kjo gjë kursen edhe shumë kohë pasi për të ngrirë akulloria në frigorifer do të duhen rreth 8 orë.
Vitrina: është një frigorifer jongrirës në të cilin ekspozohet dhe ruhet akulloria. Nëpërmjet në sistemi qarkullimi dhe ventilimi ajo shpërndan ajër të ftohtë brenda saj. Vitrina si pajisje është shumë e rëndësishme pasi një keqpërdorim i saj bën që akulloria të dëmtohet. Duhet të kemi parasysh që temperaturat më e ulët ndodhet në qendër dhe në anët e saj ulet me 1-2 °C. Për këtë arsye duhet të kemi shumë kujdes në vendosjen e shijeve në vitrinë. Shijet që shkrihen shpejt (ato që kanë % të ulët sheqeri) duhen vendosur në qendër ndërsa shijet me një strukturë të fortë (psh : Cokollata, Pistacchio etj) vendosen anash vitrinës. Në rastet kur akulloria eksopozohet në vende të hapura (si psh : bregdet) duhet të kihet kujdes nga era që fryn pasi nqs nuk do te mbrojmë vitrinën nga ajo akulloria do të humbase volumin e saj (shkrihet). Kjo pajisje duhet pastruar dhe fikur cdo dy ditë pasi ekziston rreziku që ventilatorët e saj të ajrit të bllokohen.