Bazat janë produktet kryesore në përgatitjen e akullores. Përbërësit duke u përzier në mënyrën e duhur na japin një stukturë të qëndrueshme,të butë dhe cilësore. Gama e bazave të Mec3 paraqet nivele të ndryshme të krijuara për të përmbushur nevojat e ndryshme të konsumatorëve. BBI ofron baza për akullore me qumësht të ftohtë, baza për akullore me qumësht të ngrohtë, baza për akullore me fruta dhe përmirësues shije.
Pasta
Pastat janë produkte natyrale të përfituara nga përpunimi i lëndëve si fruta, lëng frutash, ekstrakte dhe esenca. Ato përdoren për ti dhënë shije dhe cilësi akullores. BBI ofron pasta për akullore me qumësht, pasta për akullore me fruta dhe linja premium.
Variegato
Variegato janë pasta të pasura me shije që rezultojnë nga përpunimi i materialeve natyrore. Janë ideale për tu përdorur dhe si mbushje në pastiçeri. BBI ofron variegato kremi dhe variegato me fruta.
Kit
Kit përfshin të gjithë përbërësit në një paketim të vetëm. Janë paketime të gatshme me variacion shijesh ku brenda përfshihet gjithçka nevojitet për të përgatitur akulloren.
Toping
Toping, i preferuar nga të gjithë, është salca me shije të ndryshme si karamel, çokollatë, luleshtrydhe, limon, pjepër, mango dhe vanilje.