Search

Distribucioni


Nëpërmjet rrjetit tonë të shpërndarjes, në mbulojmë me produktet e portofolit tonë 100% të territorit të Shqipërisë dhe 100% të territorit të Kosoves. Ne ndodhemi:

  • 20 Km nga qëndra e Tiranës
  • 15 Km nga aeroporti Nënë Tereza (TIA)
  • 10 Km nga Porti Durrësit
  • 100m nga Autostrada Tiranë-Durrës

Kompania BBI nëpërmjet aktivitetit të saj manaxhon hapësirat si në vijim:

  • Sipërfaqe në tërësi 10,038 m2
  • Sipërfaqe ambjenteve të zyrave 2,500 m2
  • Sipërfaqe magazinimi 4,808 m2 me kapacitet 4000 paleta
  • Zona e ngarkimit 2,730 m3
  • Kapacitete frigoriferike dhe ngrirje 200 paleta

 

Eksperienca ndërvite dhe zhvillimi i vazhdueshëm ka sjellë që BBI të zhvillojë biznesin e tij edhe Kosovë, nëpëmjet filialit BBI Kosova. Për të mbajtur një nivel të lartë efiçence BBI ka ndërtuar një strukturë shpërndarje që përfshin nënshpërndarës në qytetet kryesore si Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Gjithashtu në qytetin e Tiranë BBI, operon edhe me një pikë të vetën, e lokalizuar në Rr. "Ali Demi".

 

Flota jonë e shpërndarjes, e cila është gjithmonë në rritje, siguron shpërndarjen në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë aktualisht 30 mjete të tonazheve dhe madhësive të ndryshme për të plotësuar në kohë reale nevojat e çdo klienti.