Froca Shitëse
Stafi ynë i shitjes është baza kryesore e operacioneve të përditshme në BBI. Çdo ditë ne përpiqemi të ndërtojmë një forcë shitje të motivuar dhe përgjegjëse në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve tona tek klientët tanë fundorë. Objektivat tona të shitjes mund ti përmbledhin në dy më kryesoret që janë:
- Shpërndarja e mallrave në të gjithë territorin ku BBI tregton produktet e saj
- Vendosja e çmimeve sa më pranë me realitetin e tregut
Për të ndërtuar sa më mirë forcën e saj të shitjes BBI ka konceptuar ngritjen e një departamenti të dedikuar për shitjen. Në përbërje të këtij departamenti përfshihen:
- Persona të dedikuar vazhdimisht në kontakt me klientet tanë
- Menaxherët e klientëve kryesorë (VIP) për marrjen e porosive dhe mbajtjen në kontakt të vazhdueshem për recetat dhe risitë e fundit
- Menaxherët për klientët e shpërndarë sipas zonave, që qëndrojnë në kontakt me departamentin e logjistikës
- Transportuesit që dërgojnë porositë e marra drejtpërdrejt nga klienti nëpërmjet telefonatave ose email dhe porositë e dërguara nga departamenti logjistikës