Search

BBI Kosova

Kompania BBI - Kosova (N.P.T B.B.I-Kosova) është një ndër kompanitë më të mëdha të tregtisë ushqimore në Kosovë, me një eksperiencë disavjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së një game të gjerë lëndësh të para në fushën e pastiçerisë, akullores dhe prodhimeve të brumit. 

Historia jonë e biznesit në teritorin e Kosovës i ka fillesat në vitin 2010, me iniciativën e presidentit, Dr.Sh.M. Vladimir Luci, si fillim me qendër  në Prizren dhe një pikë shitje në Zonen Industriale Fushë-Kosovë. Prej muajit Korrik të vitit 2012, aktiviteti i kompanisë u përqendrua në një qendër të vetme  në Prishtine, nga ku drejtohet aktiviteti i kompanisë për gjithë territorin e Kosovës. 

BBI - Kosova, me eksperiencën e krijuar siguron shërbimet e mëposhtme: 

  • Mbulim gjeografik të plotë të territorit “derë më derë”. Të gjithë klientët kontaktohen në mënyrë të drejtperdrejtë nga stafi i shitjeve të kompanisë në mënyrë periodike.
  • Asistencë teknike në të tre specialitetet (pastiçeri, prodhime brumi, akullore) nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe me eksperiencë të gjatë.
  • Trajnime profesionale nëpërmjet organizimit të Seminareve teknike, në bashkeëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë, dhe asistencën e mjeshtrave më në zë të fushës.

 

Vendodhja dhe Distribucioni në BBI Kosova


Nëpërmjet rrjetit tonë të shperndarjës, ne mbulojmë me produktet e portofolit tonë 100% të territorit të Kosovës.

Vendodhja

  • Zona Industriale Magjistrala Pr-F.K, 10000 p.n Prishtinë, Kosovë
  • 2 Km nga qendra e Prishtinës
  • 20 Km nga aeroporti “Adem Jashari” Prishtinë
  • Midis dy terminaleve doganore kryesore të Prishtinës, terminalit doganor "Devolli" dhe terminalit doganor "Intereuropa"

 

Hapsirat tona

  • Sipërfaqja totale 3,500 m2
  • Sipërfaqja e ambienteve të zyrave 90 m2
  • Siparfaqja e magazinave 1,700 m2 me kapacitet 1,400 paleta
  • Zona e ngarkimit 1,000 m3
  • Kapacitetet frigoriferike dhe ngrirje 28 paleta

 

Shpërndarja

Flota jonë e shpërndarjes është gjithmonë në rritje për të siguruar shpërndarjen në gjithë Kosovën.

 

Porosi në BBI Kosova