Search

"Akullorja është pasioni ynë"

Mec3 është themeluar në vitin 1984. Që nga kjo periudhë, Mec3 është sinonim i cilësisë së lartë në prodhimin e akullores artizanale dhe lëndëve të pastiçerisë. Mec3 qëndron si pikë referimi nga profesionistët në rang botëror duke u dalluar për investimet e shumta në idetë e zhvillimit të vazhdueshëm. Kompania është shpirti i atyre që jetojnë dhe punojnë çdo ditë në Mec3, kjo është edhe filozofia e tyre e jetës si dhe prespektiva mbi botën.

Besnikëria e tyre në gjithçka që bëjnë, qëndron në ruajtjen e pesë vlerave themelore:

  • Transparencës
  • Cilësisë
  • Sasisë
  • Etikës
  • Buzëqeshjes

Por një tjetër vlerë e kësaj kompanie është përgjegjësia sociale. Partnerët tanë u shprehën se disa vite më parë kishin degjuar për “përgjegjësinë sociale të korporatës” menjëherë ishin përkulur para saj. Duke e interpretuar në mënyrën e tyre këtë filozofi etike kishin zhvilluar një recetë shumë të thjeshtë. Fitimit dhe vizionit të kompanisë i shtuan në doza të barabarta drejtësinë, shqetësimin për të tjerët dhe mjedisin që na rrethon. Kështu lindi perberesi kryesor i cili është në bazë të çdo përgatitje dhe çdo projekti. Ky përbërës u quajt “Respekt”

Përse e bëjnë këtë gjë?

Kompania beson tek njeriu dhe vullneti i tij për të jetuar, dhe secili nga ne, në mënyrën e vetë ka dicka për të dhuruar. Çdo ditë partnerët tanë të Mec3 punojnë në respekt për zhvillimin, ambientin, artin dhe kulturën. Çdo ditë ne shohim drejt së ardhmes me energji duke menduar se ka gjithmonë diçka për të bërë. Laboratori i prodhimit të produkteve të Mec3 i plotëson standartet e ISO që në vitin 1988.

Kompania BBI Group si një ndër partnerët më besnikë të Mec3 ofron gjithë portofolin e produkteve për prodhimin e një akullore që dallon prej të tjerave në ngjyrë, përbërës 100% natyrale dhe shije që nuk i ofron askush tjetër. Cilësia është në doza të ekzagjeruara sepse për të sigurar produkte gjithmonë të reja, të avancuara dhe të pasura në shije shfrytozohet teknologjia e tre laboratoreve kryesore:

  1. Laboratori për kontrollin e zhvillimit
  2. Laboratori për kontrollin e shijes
  3. Laboratori për kontrollin e cilësisë

Ne besojmë në vlerat tuaja dhe ju ndihmojmë të ndërtoni suksesin tuaj të ardhshëm.