Meggle respekton mjedisin ne investimet e saj




Per ne pergjegjesia eshte nje mision dite per dite. Qellimi I kesaj nuk eshte vetem per te siguruar vazhdimesin e kompanise por dhe por dhe per te marre ne konsiderate interest e brezit te ardhshem. Per Meggle kjo do te thot qe ne cdo investim qe ndermarim, ne nuk shohim vetem efektin afatshurter te saj po e shohim ne aspakt afatgjate per shendetin,kulturen,punesimin,mjedisin,klimen.

Kjo gjithashtu perfshin perdorimin e te mirave natyrore ne nje forme qe nuk demton te ardhmen. Per ne nuk eshte e kenaqeshme vetem nje menaxhim I mire I cilesise por dhe ruajtja e burimeve mjedisore. Nder masat konkrete te rendesishme qe ndermer kompania perfshihen dhe menaxhimi me shume efikasitet:

  • Energjise
  • Ujit
  • Mbeturinave
  • Aktivitete kulturore
  • Aktivitete sportive

Historiku i Kompanisë


Kompania BBI Group (Best Brands Internationally) është një ndër kompanitë më të mëdha  të tregtisë ushqimore në Shqipëri, me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes se nje game te gjere produktesh ne treg. Historia jone e biznesit i ka fillesat qe ne 1991 me iniciativen e presidentit, Z.Vladimir Luci, per te qene nje kompani lider ne treg, bazuar ne cilesine e markave qe mbajne produktet tona. Stafi i kualifikuar  me mbi 70 punonjes na mbajne lidhur ngushte me konsumatorin dhe sigurojne prezencen tone ne te gjithe territorin e Shqiperise.

 

 

Strategjia


Strategjia jonë bazohet ne fokusin e projekteve fitimprurese ku do te jemi numri 1, zbatimi i vlerave dhe standarteve me te rendesishme ne vendimarrje, marketingun global te markave dhe ruajtjen e imazhit te secilit produkt dhe prezantimin ne treg sipas strategjive nderkombetare.

Distribucioni


Nëpërmjet rrjetit tonë të shpërndarjes, në mbulojmë me produktet e portofolit tonë 100% të territorit të Shqipërisë dhe 100% të territorit të Kosoves. Ne ndodhemi:

  • 20 Km nga qëndra e Tiranës
  • 15 Km nga aeroporti Nënë Tereza (TIA)
  • 10 Km nga Porti Durrësit
  • 100m nga Autostrada Tiranë-Durrës

Kompania BBI nëpërmjet aktivitetit të saj manaxhon hapësirat si në vijim:

  • Sipërfaqe në tërësi 10,038 m2
  • Sipërfaqe ambjenteve të zyrave 2,500 m2
  • Sipërfaqe magazinimi 4,808 m2 me kapacitet 4000 paleta
  • Zona e ngarkimit 2,730 m3
  • Kapacitete frigoriferike dhe ngrirje 200 paleta

 

Eksperienca ndërvite dhe zhvillimi i vazhdueshëm ka sjellë që BBI të zhvillojë biznesin e tij edhe Kosovë, nëpëmjet filialit BBI Kosova. Për të mbajtur një nivel të lartë efiçence BBI ka ndërtuar një strukturë shpërndarje që përfshin nënshpërndarës në qytetet kryesore si Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Gjithashtu në qytetin e Tiranë BBI, operon edhe me një pikë të vetën, e lokalizuar në Rr. "Ali Demi".

 

Flota jonë e shpërndarjes, e cila është gjithmonë në rritje, siguron shpërndarjen në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë aktualisht 30 mjete të tonazheve dhe madhësive të ndryshme për të plotësuar në kohë reale nevojat e çdo klienti.

Misioni & Vizioni


Misioni i kompanisë

Ne punojmë me përgjegjësi sociale, me një biznes që rritet. Çelësi i suksesit tonë është indetifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit me profesionalizëm maksimal. Ne kontribuojmë në kompaninë tonë gjithmone duke qënë një hap përpara.

 

Vizioni i kompanisë

  • Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë mbulimin maksimal të tregut në këtë fushë
  • Ne synojmë të Jemi gjithmonë në një proçes drejt risive dhe inovacioneve të reja
  • Ne synojmë të jemi një staf sa më profesional dhe të motivuar
  • Ne synojmë të jemi referenca e kompanive “mëmë” në tregun shqipëtar për gamën e produkteve të ofruara prej tyre.
  • Ne synojmë të ruajmë gjithmonë vlerat tona bazë që janë Integriteti, Ekselenca, Klienti prioriteti ynë.

 

Vlerat tona

  • Ne kemi vendosur klientin në qendër të asaj çfarë bëjmë.
  • Ne vlerësojmë sfidën dhe shpërblejmë njerëzit tanë.
  • Ne jemi të angazhuar për një udhëheqje të qëndrueshme.
  • Ne ndërtojmë të ardhmen mbi themelet e biznesit tonë.

 

Formula jonë e suksesit

  • NJohja me klientin
  • Komunikimi
  • Organizimi
  • Qëndrueshmëria
  • Zgjidhja e konfliktit

 

Vizioni ynë drejt të ardhmes

  • Mbulimi më i gjerë dhe i detajuar i tregut.
  • Zgjerimi i vazhdueshëm në tregjet në zhvillim.
  • Integrimi i zgjidhjeve për efikasitet më të madh operacional dhe kënaqësinë e klientit.

Portofoli i Produkteve


Gjatë viteve të fundit portofoli produkteve tona është pasuruar gjithnjë e më shumë, duke kapur shifrën mbi 800 produkte të markave më prestigjoze në botë. Markat kryesore që BBI ofron për tregon shqiptar përfshijnë markat Duru, Mec3, Meggle, Sefco Zeelandia, Tate & Lylel, Ulker, Fo Ozmer, Vandemoortele, Royal Smilde, Kvasac, Agrifreda, Pendiknisasta, Altinmarka, Konexfood, Fructo Silven, Alexandra Madlen, Folyoterm Ambalaj, Ceza Komerc, Erze Ambalaj, Polterm Ambalaj, Serenay, Sinanly Ambalaj, Sirin Plastik, Aha Internacional, Dulcistar dhe Ambrosio.

 

Portofoli produkteve të tregtuara nga kompania BBI, është i strukturuar në 2 divizione kryesore Ushqimore dhe Produkte Paketimi. Strukturimi ndjek skemën e mëposhtëme:

I.Ushqimore

  • Lende te para (pasticeri&akullore)
  • Produkte ushqimore per supermarkete

II.Produkte paketimi

  • Ambalazhe kartoni dhe letre
  • Ambalazhe alumini
  • Ambalazhe plastik