MAMA'S DECO WHITE, MIELL PËR KEK X 25KG
Përdorimi:
Miell special për prodhimin e kekërave dhe tortave me strukturë kremoze dhe të butë. Cilësia e këtij mielli është mbajtja e frutave në siperfaqe të kekut dhe tortave.
Receta për miellin Mama's Deco White:
1000 gr Mama's Deco White
300 gr Vezë
380 gr Vaj
250 ml Ujë
0 - 50 gr Sheqer
Përgatitja për miellin Mama's Deco White:
Përzijini të gjithë përbërësit në një mikser me një rrahëse të sheshtë për 1 minutë me shpejtësi të ulët dhe për 4 minuta me shpejtësi të lartë derisa një masë brumi homogjene të jetë krijuar. Mbushini format e pjekjes 2/3 e masës. Mbusheni pjesën e mbetur bosh të formës me kremëra ose pregatitje frutash sipas dëshirës. Piqini format në tava në temperaturën 160°C - 170°C (idealja 165°C), për 30 dhe 55 minuta e cila varet nga masa dhe pesha, po ashtu duhet marrë parasysh fillingu i frutave dhe lloji i furrës. Piqini kekun në forma dhe muffinet në temperaturën 180°C - 185°C, për afërsisht 25 minuta, varet nga pesha gjithashtu.