Meggle respekton mjedisin ne investimet e saj




Per ne pergjegjesia eshte nje mision dite per dite. Qellimi I kesaj nuk eshte vetem per te siguruar vazhdimesin e kompanise por dhe por dhe per te marre ne konsiderate interest e brezit te ardhshem. Per Meggle kjo do te thot qe ne cdo investim qe ndermarim, ne nuk shohim vetem efektin afatshurter te saj po e shohim ne aspakt afatgjate per shendetin,kulturen,punesimin,mjedisin,klimen.

Kjo gjithashtu perfshin perdorimin e te mirave natyrore ne nje forme qe nuk demton te ardhmen. Per ne nuk eshte e kenaqeshme vetem nje menaxhim I mire I cilesise por dhe ruajtja e burimeve mjedisore. Nder masat konkrete te rendesishme qe ndermer kompania perfshihen dhe menaxhimi me shume efikasitet:

  • Energjise
  • Ujit
  • Mbeturinave
  • Aktivitete kulturore
  • Aktivitete sportive

Historiku i Kompanisë


Kompania BBI Group (Best Brands Internationally) është një ndër kompanitë më të mëdha  të tregtisë ushqimore në Shqipëri, me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes se nje game te gjere produktesh ne treg. Historia jone e biznesit i ka fillesat qe ne 1991 me iniciativen e presidentit, Z.Vladimir Luci, per te qene nje kompani lider ne treg, bazuar ne cilesine e markave qe mbajne produktet tona. Stafi i kualifikuar  me mbi 70 punonjes na mbajne lidhur ngushte me konsumatorin dhe sigurojne prezencen tone ne te gjithe territorin e Shqiperise.

 

 

Strategjia


Strategjia jonë bazohet ne fokusin e projekteve fitimprurese ku do te jemi numri 1, zbatimi i vlerave dhe standarteve me te rendesishme ne vendimarrje, marketingun global te markave dhe ruajtjen e imazhit te secilit produkt dhe prezantimin ne treg sipas strategjive nderkombetare.

Distribucioni


Nëpërmjet rrjetit tonë të shpërndarjes, në mbulojmë me produktet e portofolit tonë 100% të territorit të Shqipërisë dhe 100% të territorit të Kosoves. Ne ndodhemi:

  • 20 Km nga qëndra e Tiranës
  • 15 Km nga aeroporti Nënë Tereza (TIA)
  • 10 Km nga Porti Durrësit
  • 100m nga Autostrada Tiranë-Durrës

Kompania BBI nëpërmjet aktivitetit të saj manaxhon hapësirat si në vijim:

  • Sipërfaqe në tërësi 10,038 m2
  • Sipërfaqe ambjenteve të zyrave 2,500 m2
  • Sipërfaqe magazinimi 4,808 m2 me kapacitet 4000 paleta
  • Zona e ngarkimit 2,730 m3
  • Kapacitete frigoriferike dhe ngrirje 200 paleta

 

Eksperienca ndërvite dhe zhvillimi i vazhdueshëm ka sjellë që BBI të zhvillojë biznesin e tij edhe Kosovë, nëpëmjet filialit BBI Kosova. Për të mbajtur një nivel të lartë efiçence BBI ka ndërtuar një strukturë shpërndarje që përfshin nënshpërndarës në qytetet kryesore si Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Gjithashtu në qytetin e Tiranë BBI, operon edhe me një pikë të vetën, e lokalizuar në Rr. "Ali Demi".

 

Flota jonë e shpërndarjes, e cila është gjithmonë në rritje, siguron shpërndarjen në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë aktualisht 30 mjete të tonazheve dhe madhësive të ndryshme për të plotësuar në kohë reale nevojat e çdo klienti.

Elementët përbërës së akullores


Elementët përbërës të akullores janë:

  1. Uji: 64% e mishelës
  2. Sheqernat: 17% deri në 21% e mishelës
  3. Yndyrnat: 5% deri në 8% e mishelës
  4. Lëndë të thata, jo yndyrna: 9% deri në 10% e mishelës
  5. Lëndë të tjera të thata
  6. Ajër

 

 

Uji: Funksioni kryesor i ujit në përbërjen e akullores është të ndryshojë gjendjen e tij nga likuid në solid (i ngrirë). Është i vetmi element që ngrin në procesin e përzierjes së mishelës. Uji duke u ngrirë transformohet në copëza të vogla akulli madhësia e të cilave është shumë e rëndësishme për të pasur një akullore me strukturë kompakte dhe kremoze.  Funksioni tjetër i akullores është tretja e lëndëve të thata të mishelës si : sheqerna, qumështi pluhur, stabilizantët. Duhet të kihet kujdes në përdorimin e ujit sepse nqs i hedhim mishelës më shumë ujë sec duhet akulloria do të jetë më ftohtë në shije dhe do të ketë shumë grimca akulli  dhe anasjelltas nëse ka më pak ujë atëherë ajo nuk do arrijë të tresë të gjithë lëndën e thatë duke na lënë shijen tyre natyrale (si psh në rastin e kakaos).

Sheqernat: Sheqernat përdoren në akulloren artizanale sepse i japin asaj ëmbëlsinë e duhur akullores, shërbejnë si antingrirës duke e mbajtur akulloren të butë dhe të punueshme si dhe rrisin shijen e akullores duke e bërë shijen e akullores (gusto) më të ndjeshme. Tipet kryesore të sheqernave janë Sakroza (sheqeri normal), Dekstroza, Glukoza Pluhur, Glukoza Likuide, Laktoza, Sheqeri i Invertuar, Fruktoza dhe Maltodekstrina.

Lloji i sheqerit  Fuqia ëmbëlsuese  Fuqia antigrirëse  Origjina 
Sakroza 100%  100% Panxhari dhe kallam sheqeri 
Dekstoza   70% 180%  Niseshte 
Glukoza pluhur 38% 60% Niseshte
Glukoza likuide 50% 80% Niseshte
Laktoza 16% 100% Qumështi dhe derivatet e tij
Sheqeri i invertuar 130% 190% Sakroza
Fruktoza 150% 190% Frutat dhe niseshte
Maltodekstrina 0% 5% Niseshte

 

Sheqernat përdoren në recetat e akullores duke u kombinuar midis tyre. Kjo bën të mundur që të kemi raportin më të mirë midis ëmbëlsisë dhe butësisë duke përdorur karakteristikat e tyre specifike. Për shembull: Sakroza është një sheqer shumë i mirë si për fuqinë e ëmbëlsisë ashtu dhe për atë antingrirëse por në dosa të mëdha ka tendencë rikristalizohet në temperatura të ulëta. Kjo është arsyeja që gjithmonë shtohet minimumi një tjetër lloj sheqeri si psh dektroza, shurupi i glukozës ose sheqeri i invertuar. Zakonisht raportet e llojeve të sheqernave në receta janë si më poshtë sakroza përbën 60% të sheqernave, ndërkohë që 40% përbëhet nga sheqernat e tjera nga ku sheqeri i invertuar përbën 5% - 25% të sheqernave në total, shurupi i glukozës përbën 5% - 40% të sheqernave në total ndërsa maltodekstrina përbën maksimummi 5% të sheqernave në total.

 

Yndyrnat: vihen në receta sepse i japin akullores shijen dhe kremozitetin e nevojshëm. Ato ndahen në dy lloje: 

  1. yndyrna shtazore të cilat vijnë nga kafshët dhe derivatët e tyre si psh qumështi, gjalpi etj. Yndyrnat shtazore si rezultat i strukturës së tyre janë më të tretshme nga oganizmi jonë dhe qëndrojnë solide në temperatura ambjenti. Kryresisht pika e tyre e shkrirjes është 29-31C.
  2. yndyrnat vegjetale të cilat vijnë nga bimët e ndryshme dhe janë më pak të tretshme nga organizmi yne. Ato në temperatura ambjenti janë në gjendje likuide dhe ndryshe mund të quhen edhe vajra. Kryesisht pika e tyre e shkrirjes është  po 29-31C. Por këto yndyrna duhet të kthehen në një gjendje të ngrurtë dhe për këtë i shtorhen një procesi hidrogjenizimi. Ky proces bën që pika e tyre e shkrirjes të arrijë në temperaturat 36-39C.

 

Lëndët e thata, jo yndyrna: Këto lëndë ndikojnë në produkt duke u dhënë strukturën, volumin, finesën dhe qëndryeshmërinë e nevojshme. Ato janë të përbëra nga qumështi, proteinat, vitaminat dhe kripërat minerale. Qumështi përbëhet nga uji dhe yndyrnat të cilat mund të paraqiten edhe në formën e qumështit pluhur të skremuar (SMP). Gjithashtu element të tij qumështi ka edhe laktozën e cila është një sheqer i cili nqs nuk ka nivelin e duhur të ujit nuk shkrin. Proteinat krijojnë strukturën e akulloren dhe rrisin volumin e saj pasi thithin ajrin në produkt.

 

Lëndët e tjera të thata: Në këtë grup futen kryesisht stabilizuesit si për sorbeto edhe për akulloret me bazë qumështi, fibrat vegjetale të cilat vijnë nga frutat, vitaminat, kripërat minerale dhe fibra të tjera vegjetale që shtohen për të rregulluar strukturën e akullores kur komponentët e tjerë likuidë janë në sasi të lartë. Gjithashtu në këtë grup futen edhe proteinat vegjetale dhe ato të vezës si dhe aromat e pastave të ndryshme të akullores. 

Stabilizantët: Përthithin ujin dhe japin ajër dhe stabilitet produktit me kalimin e kohës. 

Fibrat: përthithin ujin e lirë në strukturë. 

Aromat: i japin produktit shije.

 

Ajri: është një përbërës të cilin ne nuk e blejme por që ne arrijmë ta vëmë në receta dhe ta shesim atë. Kjo është dhe një nga arsyet që akulloret industriale kushtojnë më pak se ato artizanale pasi përdorin në masë të madhe një produkt që nuk kushton. Ajri duke u përdorur në raportin e duhur na jep një akullore më të punueshme, me një strukturë më të butë. Nëpërmjet tij akulloria është më e lehtë dhe voluminoze dhe na krijon përshtypjen që po shijojmë një produkt të ngrohtë. Raporti i tij në një recetë akullore artizanale nuk kalon kryesisht 40% të produktit final. Po si arrijmë ta masim ajrin në produktin final. Kjo bëhet duke përdorur këtë formulë:

Ajri = [(Pesha e mishelës - Pesha e akullores)/Peshën e akullores] x 100

Psh nqs ne kemi : 1000 gr mishelë likuide dhe 30% ajër atëherë produkti final është 1300 ml akullore. Prandaj është raporti i 1 kg = 1.3 litra

Portofoli i Produkteve


Gjatë viteve të fundit portofoli produkteve tona është pasuruar gjithnjë e më shumë, duke kapur shifrën mbi 800 produkte të markave më prestigjoze në botë. Markat kryesore që BBI ofron për tregon shqiptar përfshijnë markat Duru, Mec3, Meggle, Sefco Zeelandia, Tate & Lylel, Ulker, Fo Ozmer, Vandemoortele, Royal Smilde, Kvasac, Agrifreda, Pendiknisasta, Altinmarka, Konexfood, Fructo Silven, Alexandra Madlen, Folyoterm Ambalaj, Ceza Komerc, Erze Ambalaj, Polterm Ambalaj, Serenay, Sinanly Ambalaj, Sirin Plastik, Aha Internacional, Dulcistar dhe Ambrosio.

 

Portofoli produkteve të tregtuara nga kompania BBI, është i strukturuar në 2 divizione kryesore Ushqimore dhe Produkte Paketimi. Strukturimi ndjek skemën e mëposhtëme:

I.Ushqimore

  • Lende te para (pasticeri&akullore)
  • Produkte ushqimore per supermarkete

II.Produkte paketimi

  • Ambalazhe kartoni dhe letre
  • Ambalazhe alumini
  • Ambalazhe plastik

Page 1 of 3